Partnerja e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodriguez, ka zbuluar së fundmi talentin e saj të fshehur për “twerk”.
Prej disa ditësh ajo ka postuar vazhdimisht në llogarinë e saj personale në Instagram momente gjatë mësimit të lëvizjeve nga profesionistë të kësaj fushe kërcimi.
Modelja e famshme dhe nënë e tre fëmijëve, bëri të ditur se kishte filluar mësimet e “twerking” dhe duhet thënë se duket në super formë. E veshur sportive, ajo ka pushtuar Instagramin me kërcimin e saj deri diku provokues.