Një ndeshje boksi në pallatin e sportit “Feti Borova” nuk ka përfunduar mirë. Sfida mes Denis Nurjes dhe kolumbianit Ramirez ka sjellë më shumë grushta sç duhet, pasi tifozët shqiptarë kanë dhunuar boksierin e huaj.
Video kur futen tifozet ne Ring
Në kohën kur ndeshja ishte e ndërprerë për shkak të dëmtimit të Nurjes, boksieri kolumbian e godet në befasi, duke acaruar tifozët e boksierit shqiptar.
Tifozët shqiptarë kanë goditur me grushte e shkelma kolumbianin Ramirez duke hipur brenda në ring. Në ring ka ndërhyrë dhe policia, që të qetësohej situata.
Megjithatë, pas kësaj skene, kjo ndeshje u konsiderua e pazhvilluar.