Një recepsionist në Hotel Vivar tek Shallvaret, Tirane ka raportuar vjedhjen që ka ndodhur në ambientet e hotelit.
Incidenti ndodhi kur një burrë hyri në hotel, duke u shtirur si klient në kërkim të një dhome.
Sipas recepsionistes, burri kërkoi një shishe ujë. “Në momentin që shkova të marr ujin, ai përfitoi nga rasti dhe vodhi çantën time,”-tha ai.
Çanta e vjedhur përmbante dokumenta të rëndësishme dhe 18,000 Lek në para cash.