Arbnor Muja ka kryer sot debutimin e tij në radhët e Samsunsporit. Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen nga stoli, por la ndikimin e tij sapo iu dha rasti nga trajneri. Muja u aktivizua në pjesën e dytë të lojës, ndërsa në minutën e 91-të vulosi fitoren 2-0 kundër Antaliasporit.
Anësori i Kombëtares shqiptare e feston në mënyrën më të mirë të mundshme debutimin e tij në Turqi, ku do të përpiqet të ndihmojë skuadrën të sigurojë mbijetesën në elitë edhe për sezonin e ardhshëm.