Të gjithë mezi presin ndeshjet e Shqipërisë në shtator dhe këtë herë jo vetëm për të parë Kombëtaren, por pengun e tyre të madh nga Europiani i Gjermanisë: “Si do të jemi me Arbër Hoxhën titullar?”. Këtë pikëpyetje e kemi ende dhe me siguri do ta shuajmë në shtator pasi tanimë nuk ka asnjë arsye të vetme që e lë Hoxhën në stol te Shqipëria. Dy ndeshje në kampionat dhe dy gola për Hoxhën te Dinamo Zagrebi, madje goli i tij i parë ishte ai që hapi kampionatin në Kroaci.
DINAMO WITH A QUICK REPLY THROUGH ARBER HOXHA, WHO MAKES IT 1-1!!!
Mišić with a lovely interception and an even better pass to Hoxha, who scored with ease.
Back to back goals for Hoxha. 🚨pic.twitter.com/4ajmxvKMQe
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) August 11, 2024
Performanca fantastike i ka mundësuar sulmuesit shqiptar një vend në formacionin më të mirë të kësaj jave në Kroaci.
Në ndeshjen e djeshme, Arbëri realizoi një tjetër gol të bukur kundër Osijek. Por përtej golit, ai i shfaqi sërish aftësitë e tij duke i shkaktuar pak lëkundje ekuilibri mbrojtësave kundërshtarë. Që në minutën e 3, Hoxha e shtangu bukur në driblim kundërshtarin e tij, por për fatin e keq topi nuk shkoi në portë. Në minutën e 9 ishte një tjetër rast kur Hoxha e kaloi kundërshtarin si një piketë, por gaboi në pasimin e fundit. Ndërkohë në minutën e 21 do të mbërrinte goli i sulmuesit shqiptar ndaj Osijek.
Aksioni i bukur nga talenti Hoxha, video.