Pas skandalit të armëve të futura në burgun e Peqinit, një zbulim i ngjashëm shfaqet tani në burgun e Reçit në Shkodër. Një i ri, identifikuar si Dur Ndou, në një video të dërguar tek JOQ Albania, tregon veglat që pretendojnë se i mban në qeli për sigurinë e tij, ndërkohë akuzon zyrtarët e burgut për korrupsion.
Dur Ndou, i transferuar nga burgu i Fushë Krujës tek ai i Reçit, shfaqet në videon duke treguar disa armë të ftohta që pretendojnë se i posedon brenda qelisë së tij. Këto pamje shqetësuese vënë në pikëpyetje sigurinë dhe integritetin e burgjeve në vend.
Reagimi i institucioneve përgjegjëse mbetet për t’u parë dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë situatë jashtë kontrollit në sistemin e burgjeve./JOQ