Syri i Kaltër është ndër destinacionte më të vizituara, pasi është një nga mrekullitë e natyrës shqiptare në jug të vendit, që lë të mahnitur të gjithë vizitorët. Por, ashtu sikur ndodh zakonisht në jug edhe me këtë atraksion turistik po sulen kush e kush të vjedh sa më shumë nga turistët e huaj.
Një denoncim i tillë ka ardhur sot në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar shkruan se po iu merren tarifa të padrejta turistëve që vijnë aty. Sipas qytetarit një person i cili prezantohet si kryeplaku i fshatit aty afër iu kërkon turistëve 2 euro deri në 5 euro për mjetet që parkojnë para se të hyjnë në Parkun e Syrit të Kaltër.
Sipas denoncuesit, ai i mbledh këto pagesë pa qenë i autorizuar sepse iu merr paratë por nuk iu jep bileta.
“Përshëndetje, ky personi ne videot e mëposhtëmve prezantohet si kryeplaku i fshatit Krongj/Krrongj ( nuk ja dëgjova mire emrin) qëndron tek kisha Orthodoxe para se te hysh ne syrin e kaltër . Ju merr lek te gjithë personave qe vijnë e parkojnë këtu , pa dhënë asnjë bilete, pa dhen asnjë shpjegim , vetëm me Bexhin e kryeplakut te fshatit, 200 leke me autoveturat dhe 5€ për furgon / kampera , me siguri i ndan me policet e parkimit ne krah ose me drejtuesit e parkut ( Ju lutem anonim)”, shkruan qytetari.