Një video skandaloze është duke qarkulluar në rrjetet sociale, teksa shihet se një i ri i jep të konsumojë hashash një djali që nuk i ka bërë ende 10 vjeç. Videoja është postuar fillimisht në Tik- Tok dhe më pas është shpërndarë gjerësisht.
VIDEO skandaloze kur i jep lend narkotike te miturit
Kjo video ka marrë qindra reagime, pasi veprimi është për t’u dënuar.
I riu që i jep hashash të miturit i duket argëtuese veprimi dhe shokët e tij gjithashtu qeshin me të madhe.
JOQ Albania ka kërkuar reagimin e policisë në lidhje me këtë ngjarje, pasi nuk duam kurrsesi që kjo të duket si diçka normale.