Ilnisa vazhdon të jetë e prekur dhe rënduar emocionaliosht pasi Erjola zbuloi lojën e saj për të dhe Meritonin dhe sot siç pretendoi për ta përmbyllur gjithë skemën e ngritur me dy banorë të tjerë, i bëri në mënyrë simbolike “hallvën e vdekjes”.
Teksa po qëndronte me Meritonin në oborrin e shtëpisë, Ilnisa është shprehur e shqetësuar për sjelljen dhe veprimet e Erjolës duke ngritur pikëpyetje sesi mund një mashkull të tërhiqet nga ajo. Sakaq, ende në shtëpi nuk ka mbërritur një zarf i zi për degradimin e situatës, ndërkohë që jashtë ka nisur zhurma dhe komentet për veprimin e Erjolës.
Biseda e plotë:
Ilnisa: Imagjino me e pas gru këtë, me e fut në shpi, mos me të dhënë ushqim siç nuk na jep neve. Mbaj mend një frazë që ma kanë thënë: Ruaju nga dora e atij që të ushqen. Po si ka mundësi.
Video