Milanoja vishet kuqezi. Milani ka mposhtur me shifrat 1-2 Interin në “San Siro”. Goli i parë i takimit u shënua nga Pulisiçi, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 10 të ndeshjes. Në krahun tjetër, zikaltrit u kundërpërgjigjën me anë të Dimarkos në minutën e 28 të sfidës.
Megjithatë rezultati do të ndryshonte sërish. “Djalli” ia doli “ta pushtonte” Interin në minutat e fundit të ndeshjes, teksa Gabia shkundi rrjetën në minutën e 89 dhe ndezi festën për tifozët kuqezi.
Le COUP DE CASQUE de GABBIA qui laisse Sommer sur place après un très bon service de Reijnders !!!
— AC Milan – FR (@AC_MilanFR) September 22, 2024