Interi është përballur sot në një takim miqësor me Al-Itihadin, të cilin këta të fundit e fituan me rezultatin 0-2. Nga minuta e parë në fushë ishte edhe Karim Benzemaja, që shihej si elementi më i rrezikshëm në radhët e arabëve. Por ish-fituesi i Topit të Artë nuk mundi të shënonte dot në këtë miqësore.
Rastet për të nuk munguan, por duket se francezi ka humbur shënjestrën përpara portës. Benzema mori një pasim mjat të mirë në zonë në minutën e 38, por edhe pse ishte vetëm 11 metra larg portës dhe i vetëm përballë portierit, sulmuesi i Al-Itihadit gaboi duke e dërguar topin jashtë. Karim Benzemaja humbi kështu rastin e artë për të shtuar emrin e tij në listën e golashënuesëve dhe për të dyfishuar shifrat që pjesën e parë ndaj Interit.
Benzema esta acabado!!
Pero como no es Cristiano esto no sale en ninguna pagina de deporte!— Arielipillo (@arielipillo) August 7, 2024