Ka ndodhur një ngjarje e paprecedentë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një nga klubet e Tiranës. Një vajzë është nxjerrë me forcë nga një burrë ndërkohë që në vendngjarje ishte prezente edhe Policia e Shtetit.
Burri i paidentifikuar e nxjerr të renë nga dera duke e tërhequr nga krahët teksa fyerjet nga të dyja palët nuk mungojnë. Është ende e paqartë dinamika e kësaj ngjarjeje, por indiferenca e policisë para kësaj skene është një tjetër detaj që bie në sy.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm./JOQ