Armano Broja ka mbetur i pakënaqur me vlerësimin e videolojës EA FC24, e cila njihet ndryshe si FIFA. Lojtarët e Chelsea-t kanë zbuluar kartat e tyre, por sulmuesit shqiptar nuk i ka pëlqyer ajo që ka parë. Futbollisti i Kombëtares kuqezi është vlerësuar me 74 sa i përket shpejtësisë së tij, megjithëse kjo është pika më e fortë që ai zotëron.
VIDEO nga momenti kur Broja merr vleresimin
“74 shpejtësia përsëi. Ti sa do të jepje, sinqerisht? (I drejtohet shokut të skuadrës). Të paktën një 90. Ky është mungesë respekti. Kartë e turpshme”, është dëgjuar të thojë Armado Broja kur është njohur me vlerësimet e videolojës së njohur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/