Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matheus e ka bërë fakt të kryer kualifikimin e Shqipërisë për në Euro 2024. Në një intervistë për News 24, dhënë Ilir Demalias nga Bostoni, ai thotë se me 80%, kombëtarja shqiptare është e kualifikuar, teksa thotë se jo vetëm skuadra është e mirë, por edhe lojtarët si individë.
Matheus është një nga lojtarët më të famshëm gjermanë. Ai do të japë një intervistë për News 24 dhe do të flasim për përballjen para 34 vjetësh. Mirel Josa më ka thënë që Matheus ka qenë shumë bujar dhe në kohën kur janë përballur Shqipëria me Gjermaninë, Matheus u ka dhënë këpucët, mbrojtëset e këmbëve. Pasi ju e dini sa e varfër ishte Shqipëria atëherë. Mirë se erdhët në televizionin shqiptar. Cila ishte eksperienc juaj në Shqipëri 33 vjet më parë? Si e patë Shqipërinë?
Ishte shumë vite më parë. Shqiptarët nuk luanin vetëm në fushë, por luanin me zemër dhe kjo është shumë e rëndësishme për një vend. Shqipëria ëhstë një vend i vogël dhe jam shumë i lumtur ta shoh në kualifikueset për në Euro 2024 në Gjermani. Shqipëria nuk ka shkuar në Europian çdo sezon. E mbaj mend në Francë 8 vjet më parë kur luanin si Gjermania. Kur një skuadër luan mirë, arrin rezultate, mire se të vijnë në Gjermani vitin tjetër. Kur shikoj Shqipërinë që është 80% në Gjermani dhe mjafton të fitojë një ndeshje, kjo është shumë e mundur. Unë them “mirë se të vini në Gjermani”.
Njerëzit janë kuriozë. Si e keni parë Shqipërinë e para 33 viteve, pasi ka qenë një vend një vend i izoluar në Europë.
Ka ndryshuar shumë. Nuk kam qenë në Shqipëri, por kam dëgjuar njerëz me pasaportë shqiptare që jetojnë në Gjermani që janë krenarë për vendin që ka përparuar, jo vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera, si liri, infrastrukturë. Kam dëgjuar që Tirana është një qytet shumë i bukur, me restorante shumë të mira.
Restorantet janë më të mirat…
Janë ndër më të mirat.
Do vij të marr në Gjermani dhe do të shkojmë në Shqipëri…
Mund të vish të më marrësh. Në Shqipëri janë të lumtur me jetën, jo vetëm me restorantet dhe futbollin. Shqipëria është ndër vendet më interesante që do të vijë në europianin e Gjermanisë.
Dy dekada më parë Shqipëria ndryshoi komplet infrastrukturën e futbollit nën udhëheqjen e Armando Dukës. Arritja në këtë kompenticion të rëndësishëm mendoni se i atribuohet pikërisht këtij ndryshimi?
Shikoni pasqyrën, kur ndryshoni stil patjetër do të keni rezultate. Një menaxhim më mirë është mbrapa rezultateve të skuadrës. Kjo është shumë e rëndësishme. Ju nuk keni rezultate vetëm si skuadër kombëtare, ju keni shumë lojtarë që luajnë jashtë Shqipërisë në kompeticione të rëndësishme.
Këtë verë Shqipëria pati 3 milionë turistë dhe shumica ishte nga Gjermania dhe Italia. Ju po thoni se Shqipëria arrin rezultate të mira pasi ka menaxhim të mirë. Pyetja ime është, Shqipëria ka shumë fansa të Gjermanisë. Cfarë po ndodh me kombëtaren gjermane, nuk ka menaxhim të mirë?
Cdo skuadër ka ulje ngritje. Gjermania ka më shumë ulje sesa ngritje vitet e fundit. Mendoj se ne nuk po punojmë me mentalitet gjerman. Ne nuk kemi as Mesi dhe as Ronaldo por ne kemi pasur një skuadër të mirë. Kjo nuk ka ndodhur në kampionatet e fundit sepse nuk kemi luajtur si skuadër. Secili ka punuar për veten e tij. Ne më parë kemi luajtur si skuadër, kemi luajtur si grup. Skuadra është rëndësishme, jo lojtarët. Shpresoj të kemi shpirt skuadre në kampionatin e ardhshëm europian.
Jam 100% dakord me ty sepse Gjermania historikisht ka luajtur si skuadër, ndryshe do të ishit si Anglia, ku luanin individët…
Gjermania më parë ka luajtur si skuadër. Një lojtar mund të shkëlqejë më shumë se një tjetër por duhet të kesh rezultate. Duhet të mbizotërojë shpirti i skuadrës.
Ka raste kur individët e shkatërrojnë skuadrën…
Në 4-5 vitet e fundit kjo ka ndodhur. Kur luan bashkë do të arrish patjetër rezultatet që dëshiron.
çfarë parashikimi ke për Euro 2024?
Mendoj se do të bëjmë një european shumë të mirë vitin e ardhshëm. Nuk mund të them se do të fitojmë titullin, por do jemi ndër favoritët. janë 5-6 skuadra që janë favorite për këtë kampionat dhe skuadra më e mirë do të fitojë. Shpresoj të jetë Gjermania skuadra më e mirë.
Cfarë mendoni se po ndodh me Arabinë Saudite që po merr lojtarët nga Europa?
Nuk kam problem me stilin e Arabisë Saudite sepse ata paguajnë paratë. Por duhet të shohim drejt të ardhshmes. Ata për momentin japin më shumë para. Nëse ata vendosin të luajnë në Arabinë Saudite për një shumë të madhe parash përpara se të luajnë në Premiere League, është jeta e tyre, është vendimi i tyre. Për mua paratë janë gjithmonë dytësore, të rëndësishme janë futbolli, gara, rezultatet dhe të luash përballë skuadrave dhe lojtarëve më të mirë në botë. Por kohët kanë ndryshuar dhe unë respektoj dhe nuk kam asnjë problem me këtë.
Unë ju respektoj ju, ju keni qenë një lojtar i fortë, por sot njerëzit shkojnë më shumë drejt parasë…
Jo vetëm në futboll. Kjo ndodh në çdo fushë. Kushdo që mund të marrë 3 apo 4 herë më shumë, do të shkojë drejt parave. Në kohën time ishte kohë tjetër. Por tani unë e kuptoj vendimin e tyre. Ne jemi këtu në një restaurant shumë të mirë, por nëse një tjetër do ti ofrojë një punonjësi këtu trefishin e rrogës, ai do të shkojë atje.
Faleminderit, shpresoj tju shikoj në Shqipëri…
Fillimisht unë dua që të shoh skuadrën shqiptare në Gjermani