Ernest Muçi është përfshirë sot në formacionin titullar të Beshiktashit pas shumë ndeshjeve të kaluara në stolin e rezervave. Por lënia në pankinë duket se i ka hequr sulmuesit shqiptar dëshirën dhe motivimin për të luajtur.
Të paktën diçka e tillë është vënë re nga tifozët e Beshiktashit. Në rrjetin social “Twitter” ka nisur të qarkullojë një aksion i shpërdoruar në minutën e 22-të të takimit. Beshiktashi ishte duke sulmuar në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa ajo që tërhoqi vëmendjen e tifozëve ishte pozicionimi i Ernest Muçit shumë larg aksonit. Madje, në momentin që topi shkoi në adresë të tij, sulmuesi gaboi tërësisht me gjuajtjen e tij.
Sağdan atak yaparken Muçi'nin durduğu yere bak
Çıldırdım resmen ya
Semih olsa ceza sahası içindeydi, Rafa topu bıraktığında karşı karşıyaydı
Muçi gelene kadar defans yerleşti
Şut zaten fecaat pic.twitter.com/CmT2aorlND— 🅺🅰🅰🅽 (@EKGedik) September 30, 2024