VIDEO/ Marcelo i thyen këmbën rivalit si kurrë më parë në karrierë, fillon të qajë si fëmijë dhe vendos duart në kokë kur pa se çfarë bëri

Date:

- Advertisement -

Braziliani Marcelo është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të të gjitha kohërave. Prej vitesh luajti te Real Madridi, me të cilin fitoi gjithçka që mundi dhe prej disa muajsh veshi fanellën e Fluminense.

VIDEO nga ndeshja dhe momenti i veshtire

Nëse do ta dinte se çfarë do të ndodhte në ndeshjen e Copa Libertadores kundër Argentinos Juniors, mbrojtësi 35-vjeçar ndoshta nuk do të kishte hyrë fare në fushë. Në minutën e 58-të të ndeshjes, Marcelo dëmtoi rëndë futbollistin kundërshtar Luciano Sanchez, thyerja e këmbës së të cilit është një nga më të rëndat që janë parë ndonjëherë.

Braziliani ishte shumë i pakujdesshëm. Ai e shkeli këmbën e Sanchez, e cila u thye menjëherë dhe pas një lëndimi të tillë, ky 29-vjeçar do ta ketë të vështirë t’i rikthehet futbollit. Marcelo nuk kishte asnjë qëllim të dëmtonte rivalin e tij. Marcelo u largua nga fusha i përlotur dhe duke shtrënguar kokën për atë që kishte bërë në fushë, teksa arbitri e ndëshkoi me karton të kuq. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Debutoi me gol në Champions, Qazim Laçi: Ndjesi fantastike

Qazim Laçi ishte protagonist absolut për Sparta Prague në...

Arben Derhemi divorcohet nga bashkëshortja pas tradhtisë? Reagon aktori

Një tjetër lajm divorci ka marrë “dhenë” së fundmi. Sipas...

Mbante në kushte të papërshtatshme një shpend në shtëpi, e pëson ish-banori i Big Brother!

Dritan Brahimi është proceduar penalisht ditën e sotme pasi...

“Koncepti i gabuar për tradhtinë” Dajana Shabani: Kush kapet është amator

Mbremjen e djeshme në “D-Night”,tema ngacmuese ishte se çfarë...