Marsel Vangjeli, është shqiptari i cili para pak ditësh nderoi Flamurin Kombëtar Kuq e Zi, në Vjenë.
VIDEO nga fitorja e shqiptarit
Kjo është një arritje e madhe e sportistit të shquar shqiptar i cili tashmë ka bërë historinë duke fituar garën e Bodybuilding.
I riu shqiptar, në datë 2 shtator në Vjenë të Austrisë, ka fituar në kategorinë për peshat e rënda, duke u shpallur kampion i kampionëve.
Vangjeli, me përmasa ideale të parametrave truporë, ka fituar Pro Card dhe kualifikimin për Mr.Olympia që bëhet në Las Vegas.
Tashmë, Marsel Vangjeli, do të jetë i pari shqiptar, pjesë e IFBB PROFESSIONAL LEAGUE.