Kamera e trupit të një polici në Las Vegas të SHBA-së filmoi një dritë të mistershme që ra nga qielli, më pas një telefonues në sallën operative raportoi se një objekt ishte përplasur në oborrin e pasëm të shtëpisë së tij.
Incidenti i pazakontë ka ndodhur në 30 prill të këtij viti. Dy policët ishin në patrullë teksa kamera e trupit të njërit prej tyre filmoi një objekt të shndritshëm që po binte nga qielli. Polici e vuri re por nuk i kushtoi shumë vëmendje.
Police body-cam footage records UFO crash landing in a Las Vegas backyard, followed by local residents calling the police saying two 8ft tall figures with big eyes were in their backyard 😳👽 pic.twitter.com/74FGDNgf3e
— Daily Loud (@DailyLoud) June 9, 2023
Më pas një telefonatë e bëri situatën edhe më të komplikuar. Banorët e një shtëpie telefonuan numrin 911 për të raportuar se një objekt kishte rënë në oborrin e tyre.
“Nuk jam duke u tallur”, dëgjohet teksa i thotë telefonuesi operatores së policisë teksa ajo e pyet se çfarë po sheh. “Po shikoj nga dritarja, janë dy krijesa rreth 3 metra të gjatë, me sy të mëdhenj”, dëgjohet të thotë telefonuesi.
“’Ata janë shumë të mëdhenj. Ata janë gati 3 metra. Duken si alienë. Sy të medhenj. Ata kanë sy të mëdhenj. Nuk mund ta shpjegoj. Dhe një gojë e madhe. Ata janë sy me shkëlqim dhe nuk janë njerëz. Nuk janë 100 për qind njerëz”, thotë telefonuesi.
Dy policët e patrullës i përgjigjen thirrjes dhe nisen drejt vendngjarjes. “Jam shumë nervoz tani”, dëgjohet teksa një prej policëve i thotë kolegut të tij.
Ata mbërrijnë në vendngjarje dhe hyjnë në pjesën e pasme të banesës. Megjithatë këtu kamera e policisë është censuruar, për shkak se sipas ligjit nuk lejohet transmetimi i pamjeve nga prona private.
Ngjarja e mistershme është raportuar në kanalin lokal “8 News Now” dhe ka lënë shumë njerëz pa fjalë. Megjithatë shumë të tjerë janë skeptikë. “Si është e mundur që djali nuk i filmoi alienët. Të gjithë kanë telefon sot. Po më thua se pa alienë në oborrin e shtëpisë dhe nuk nxorri telefonin për të filmuar”, komenton një prej tyre.