Vizita në varreza bëhet për të kujtuar dhe respektuar të ndjerët që mund të jenë pjesë e familjes ose jo. Pavarësisht besimeve fetare dhe statusit shoqëror, çdo person duhet të dijë si të sillet saktë në varreza për të mos ofenduar shpirtin e të ndjerit.
Por kjo sjellje duket se nuk vlen shumë për motrat Pojani, Marsela dhe Megi. Dy vajzat, të njohura në rrjetet sociale por edhe në media pak ditë më parë kanë vizituar varrezat e të ndjerëve të tyre.
Si çdo gjë tjetër edhe këtë vizitë në varreza ato e kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale. Por ajo që iu ka rënë në sy të gjithëve është se si motrat Pojani janë tallur në varreza. Vetë Marsela ka publikuar një video ku tregon Megin teksa ‘pastron’ varrin, qesh, kërcen dhe tallet para familjarit të tyre të ndjerë.