Kohët e fundit në vendin tonë kanë nisur të qarkullojnë tullumbacet me azot, një lloj droge me pasoja të rënda për përdoruesit.
Por pavarësisht pasojave që ka (Marramendje -Eufori -Qeshje e pakontrolluar -Halucinacione vizuale dhe dëgjimore -Shikim i turbullt -Humbje e ekuilibrit -Dhimbje në gjoks -Dhimbje koke), në Tiranë këto tullumbace droge gjenden kudo lehtësisht.
Kjo lloj droge përveçse reklamohet në rrjetet sociale, tani ka nisur të jepet edhe falas në disa “lounge” në kryeqytet.
Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë një bar në Tiranë, për të cilin thotë se jep falas tullumbace droge.
Vajza thotë se çdo natë në këtë lokal përdoren tullumbace dhe pas orës 22:00 i hedhin falas për klientët e lokalit.
Denoncimi i vajzës:
Akoma vazhdojne me te njejten gje Hapur fare. Jo cdo nate te ai vend perdoren tollumbacet. Madje nese do ja hapni storyt pas ores 10 do e shifni qe edhe sot do hedhin tollumbace. Se sot mund te justifikohen me faktin qe nuk dinim gje per ligjin e ri