VIDEO “Nëse jam gabim, nuk merrem më me futboll”, trajneri i Beratit akuzon: Nuk deshën të na linin të kualifikohemi gjykoni pamjet

Date:

- Advertisement -

Klodian Arbëri ka mbetur shumë i zhgënjyer nga sfida e djeshme ku Tomori i tij u eliminua në play-off nga Korabi. Sipas trajnerit të beratasve, faktor në këtë sfidë ishte gjyqtari i cili nuk akordoi golin në pjesën e parë, me topin që sipas vendasve ka kaluar dukshëm vijën fatale.

VIDEO nga momenti i golit qe nuk u dha nga arbitri

“I zhgënjyer nuk e them kurrë, jam krenar për ekipin në çdo lloj aspekti. Që nga fillim e kemi arritur me meritë, te gjykimi pastaj t’ia lëmë të tjerëve. Nga rezultati i zhgënjyer normalisht se në futboll duhet të rrihesh në mënyrë loje, jo nga të tjera.

I kemi me video, po ta shikoni, është gol. Ka hyrë topi brenda, ka hyrë gjysmë metri brenda. Nëse e kam gabim, nuk merrem më me futboll. Nga mënyra e lojës jam krenar, pastaj ndikojnë persona të tjerë. Në pjesën e lojës triumfuam në çdo lloj aspekti dhe kjo u pa.

Deri këtu ku erdhëm, kemi ardhur me meritë. U thashë djemve më mirë e mbyllim me dinjitet si luajtëm, me mënyrat e tjera nuk mbaj përgjegjësi. Po i fal të gjitha të tjerat, merr vetëm golin e anuluar, për këto ndahet futbolli, në gjëra të vogla. Nuk duhet të ndikojnë gjërat e jashtme.

Desha të shkonim në fazën tjetër, që djemtë të afirmoheshin e krijonim një grup të mirë. Gjithsesi nuk deshën të na linin.

Loja e mirë është realisht, por nuk quhet fat. Fat është kur nuk hyn topi, ne e bëmë golin e nuk na e quajtën.

Jam shumë krenar, shumë i kënaqur nga djemtë, krenar që punova dhe ishalla kanë vazhdimësi e vitin tjetër ta ruajmë se me këtë grup do të vijmë drejt Superiores”, tha Arbëri për “Oversport” në mbyllje të ndeshjes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related