Olta Gixhari ka marrë vendimin që të lërë përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Siç ka rrëfyer aktorja, kjo javë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi është tejmbushur nga malli për të birin dhe zgjidhja e vetme për të qenë e qetë ishte të qëndronte pranë djalit të saj.
Banorja u shpreh se e ka fituar Big Brotherit të saj, por emocionet më të mëdha se finalja, asaj do ia dhuronte i biri Amari.
Megjithëse Gixharit iu lutën banorët të qëndrojë edhe një muaj tjetër, ajo nuk u lëkund nga vendimi për të lënë këtë eksperiencë.
Aktorja e njohur është kthyer në shtëpinë e saj, ku e kanë pritur me shumë dashuri familjarët e saj. Madje në rrjet po qarkullon një video ku Olta shfaqet duke u përqafuar me motrën e saj,
Pasi përqafoi Gertën, Olta shikon se familja e saj po ndiqte sërish “Big Brother VIP” dhe u thotë që ta heqin televizionin nga aty.
Pjesë nga biseda:
Mami i Oltës: Erdhën zemrat e mia u takuan tani në mes të natës, dy yjet e mamit
Olta: Akoma nuk e kam marrë telefonin në dorë. Të mori malli për mua?
Gerta: Jo
Olta: Big-un shihni akoma, pa hiqni pak Big-un