Olsi Jazexhiu, një personazh ekstremist që vetëdeklarohet si historian dhe ekspert i gjeopolitikës, vijon të provokojë në televizionet shqiptare.
Këtë e ka bërë në hapësirën që i është dhënë në “Kojshia Shoë” në Kosovë, ku ka qenë i ftuar historiani Nuri Bexheti si dhe Enver Çoçaj nga levizja e Deçanit për Braktisjen e Fesë Islame.
VIDEO – Ndiqni përplasjen në emision, nga minuta e 59:00
Jazexhiu, duke iu drejtuar atyre u ka thënë se “të parët e Kosovës e kanë patur origjinën sllave”. Deklarata shokuese ka vijuar teksa ai i ka quajtur shqiptarët si “turko-iranianë”.
Por i ftuari e ka duruar boll dhe ka shpërthyer ndaj tij, duke e quajtur “spiun që fyen shqiptarët”. Ai e ka sharë nga nëna ndërsa Jazexhiu është larguar nga emisioni.