VIDEO/ Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet në skenë

Date:

- Advertisement -

Pak ditë pas incidentit ndaj Bebe Rexhës, një tjetër artiste shqiptare është sulmuar në koncert.

VIDEO nga momenti i turpshem

Këngëtarja me origjinë shqiptare Ava Max ishte duke performuar “Live” të martën në Los Angeles, kur papritmas një djalë u vërsul në skenë dhe e goditi me shpullë në fytyrë.

Menjëherë pas kësaj, rojet e sigurisë e tërhoqën zvarrë nga skena djalin ndërsa Ava nisi të këndonte sërish.

Pas koncertit ajo tregoi se pësoi një gërvishtje në sy për shkak të shuplakës që mori.

Rikujtojmë se një incident i shëmtuar ndodhi në fundjavë në New York City, pasi një i ri goditi me telefon në fytyrë këngëtaren shqiptare Bebe Rexha. Goditja ishte tepër e fortë pasi ajo u rrëzua në skenë dhe mori 3 qepje në vetull.

Autori u arrestua dhe u akuzua penalisht, ndërsa përsa i përket sulmuesit të Avas, rojet e sigurisë e larguan atë nga skena, por është e paqartë nëse ai u arrestua.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...

“Këmbëngula që Mitaj të vinte këtu”, ish-trajneri i Francës i thur elozhe: Është shumë i mirë teknikisht

Mario Mita ka zhvilluar një tjetër pataqitje për t’u...