Në një video të siguruar nga Prapaskena shfaqet biznesmeni vlonjat Vasil Bedinaj, i cili godet me grusht një qytetar pasi një debati për hapësirat e plazhit në Vlorë.
Grupi i biznesmenit debaton me qytetarin për zonat e zëna të plazhit privat, i ndarë me ose pa leje për shfrytëzim privat.
@kosovalia03 #kosovali03 #shqiperia🇦🇱 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosov ♬ BCC News – Ockeroid
Në një moment afrohet Bedinaj, i cili sulmon fizikisht personin, i pas goditjes ulet me sa duket për të kapur ndonjë gur.
Momenti i konfliktit nga kjo ngjarje, video se cfare ka ndodhur:
https://prapaskena.com/wp-content/uploads/2024/08/VID-20240808-WA0064-1.mp4
Vasil Bedinaj është pronarë i rrjetit të hoteleve e restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, Bedinaj u hetua në gjendje të lirë nga policia, pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje në në zonën e Radhimës.
Në një obejkt me 5 kate me leje, Bedinaj po ndërtonte katin e gjashtë pa leje. Në vitin 2016, Vasil Bedinaj, ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë,’ në Tiranë.
Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua Bashkisë Vlorë, prefekturës Vlorë, ministrisë së Turizimit, Ministrisë së Mbrojtjes, drejtorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit, dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.
Burimi i lajmit: https://prapaskena.com/2024/08/09/video-pronari-i-regina-vasil-bedinaj-godet-qytetarin-per-hapesirat-e-plazhit-ne-vlore/