Në një ndeshje fantastike Real dhe Manchester City barazuan në shifrat 3-3. Qytetarët kryesuan në dy raste, por vendasit nuk u dorëzuan dhe mund të thuhet se barazimi është rezultati më real i ndeshjes.
Modric nuk ishte në mesin e titullarëve dhe pati mundësinë të luajë në 20 minutat e fundit. Ai hyri në lojë kur Reali po humbiste dhe prania e tij u ndje menjëherë pasi Fede Valverde barazoi rezultatin.
It’s always bizarre when Modric interacts with Haaland or Mbappé it’s literally a crossover for me pic.twitter.com/bumre9eLac
— Çaki🇭🇷 (@20220904saki) April 9, 2024
Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, lojtarët e kampionit aktual të Evropës ishin në radhë të parë në kërkim të Modriçit. Arsyeja është se ata donin fanellën e fituesit të Topit të Artë 2018. Fanella me të cilën luajti Modriç përfundoi në duart e Kevin De Bruyne, por edhe Erling Haaland nuk u largua për në Angli i pakënaqur.
“Përshëndetje, ti je një legjendë”, dyshohet se Haaland i ka thënë Modriçit, që tregon shumë për madhështinë e kroatit.