VIDEO/ Rashica shkëlqen në fitoren e Beshiktashit, fiton penallti dhe jep një asist të përkryer për Imobilen

Date:

- Advertisement -

Beshiktashi ka marrë sot një fitore 0-3 në transfertën kundër Kajserisporit. Një meritë të madhe në këtë 3-pikësh ka edhe Milot Rashica. Anësori shqiptar fitoi një 11 metërsh në pjesën e dytë të lojës, i cili më pas u shndërrua në gol nga Çiro Imobile në minutën e 76 të takimit.

Ndërkohë, në minutën e 91-të Rashica ktheu sërish prozhektorët nga vetja me asistin e përkryer që dha për Imobilen. Topi shkoi si me telekomandë te sulmuesi italian, i cili vulosi shifrat në 0-3 me golin e shënuar me kokë. Titullar në këtë përballje ishte edhe Ernest Muçi, i cili u zëvendësua në minutën e 65 të ndeshjes.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Lënia në stol i ka hequr dëshirën për të luajtur? Pozicionimi dhe gjuajtja e Muçit tërheqin vëmendjen e tifozëve

Ernest Muçi është përfshirë sot në formacionin titullar të...

Ndërmjetësuesja gjyqësore Çobani thotë se çiftet në Shqipëri ndahen pasi meshkujt janë impotentë

Ndërmjetësuesja gjyqësore Eni Çobani ka deklaruar se arsyeja për...

“Meshkujt nga jugu janë ‘besprema’”, deklarata ‘provokuese’ e Alba Pollozhanit: Veriorët të japin siguri!

Alba Pollozhani shkakton sërish debat në rubrikën “Trotuar” në...