Beshiktashi ka fituar sot përballë Dinamos së Kievit. Bardhezinjtë kanë mposhtur skuadrën ukrainase me shifrat 2-3. Ndeshja u vendos në minutat e fundit nga Zajnutdinovi. Peshë të madhe në këtë fitore mban edhe Milot Rashica.
Lojtari shqiptar “tallet” me mbrojtësin kundërshtar, teksa me një lëvizje mashtruese në zonë e nxjerr tërësisht jashtë loje. Më pas erdhi edhe asisti që solli golin e fitores për Beshiktashin. Përballja e dytë mes Dinamos së Kievit dhe Beshiktashit do të luhet një javë më vonë në Stamboll, ku do të vendoset se cili ekip do të përparojë në grupet e Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/