VIDEO/ Rita Ora i merr flamurin serb fansit: Ma rrëmbeu nga dora! Pas koncertit një shqiptar më tha se jam i zhgënjyer

Date:

- Advertisement -

Në rrjetet sociale kanë dalë pamjet, kur këngëtarja Rita Ora i merr fansit flamurin serb. Ndërkohë i riu serbo-hungarez ka folur për herë të parë për mediat, ndërsa shprehet se këngëtarja e mori vetë flamurin dhe e hodhi në qafë.

Video kur Rita i merr flamurin

Djali me emrin Borivoje ka treguar për “Telegrafi” se nëna e tij është serbe dhe babai i tij hungarez, dhe për këtë arsye e kishte sjellë flamurin në koncert.

“Kam lindur në Hungari, nëna ime është serbe, kam shkuar në festivalin SZIN dhe flamurin serb e mbaj gjithmonë me vete. E kam futur pa problem, në Szeged i duan shumë serbët dhe nuk kanë bërë asnjë problem. Kam ardhur më herët për t’u ulur në rreshtin e parë për të xhiruar një video në Instagram – me flamurin e Serbisë në koncertin e Ritës”, tha ai.

“Më befasoi edhe ajo, ma mori flamurin nga dora. Unë thjesht doja të bëja një video për TikTok. Askush tjetër nuk ishte me flamurin e Serbisë përveç meje”, vazhdoi me tej i riu.

Në fund ai ka treguar se më pas nuk ka pasur asnjë problem dhe se pas koncertit ka biseduar me një shqiptar që ka parë gjithçka dhe i ka thënë “se ishte shumë i zhgënjyer nga Rita”.

“Nuk pata asnjë problem pas kësaj. Unë pas koncertit fola me një shqiptar dhe i thashë se ajo ma mori flamurin nga dora, dhe ai tha se nuk ishte faji im dhe se ishte shumë i zhgënjyer prej saj”, ka përfunduar Borovioje./shqiptarja

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...