Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë është ndërprerë. Shkak për këtë janë bërë ultrasit rumunë. Këta të fundit kanë shpalosur një baner skandaloz, në të cilin shkruhet: “Kosova është Serbi“. Gjithashtu, në stadium nuk kanë ndaluar koret “Serbi, Serbi“!
Por Kosova ka treguar krenari. Lojtarët shqiptarë kanë lënë fushën e lojës dhe refuzojnë të luajnë deri në momentin që tifozeria të shfaqë sjelljen që duhet në stadium.
Pas pak minutash, ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej ”Besarabia është Rumania /Kosova është Serbi:” një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.
Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i kanë dhënë fund shpejt dyshimeve dhe kanë kthyer skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk d të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.