Ujçeh Shezni ka përfunduar përpara kohe ndeshjen e sotme kundër Sportingut të Lisbonës. Portieri polak ka ndjerë shqetësime në krahëror, çka ka sjellë daljen e tij të hershme nga loja. Mësohet se gardiani i bardhezinjve ka ndjerrë rrahje më të shpejta të zemrës, duke u shqetësuar kështu për gjendjen e tij shëndetësore.
Alegri ka zëvendësuar menjëherë Sheznin në minutën e 44-t të takimit, për të vendosur mes shtyllave Matia Perinin. Ndërkohë, stafi mjekësor i Juventusit ka qetësuar stafin e “zonjës së vjetër“, pasi portieri polak është ndjerë më mirë pas daljes nga fusha./Sport Ekspres/
🇵🇱💪 Wojciech Szczęsny was forced off for Juventus after having chest pains mid-match.
He was experiencing palpitations after medical checks: everything is now okay, reports @romeoagresti. pic.twitter.com/WBtK7vK9hX
— EuroFoot (@eurofootcom) April 13, 2023