Është mbajtur sot në stadiumin “Air Albania” ndeshja Shqipëri-Poloni. Me parulla gjigante dhe brohoritma atdhetare, më shumë se 20 mijë tifozë kuqezinj i dhanë zemër skuadrës shqiptare në këtë ndeshje të rëndësishme për eliminatore në Euro 2024.
Kombëtarja shqiptare shënoi dy supergola kundër Polonisë. I pari u shënua nga Asani i cili në minutën e 37-të shkundi rrjetën e polakëve dhe goli i dytë u shënua nga Mirlind Daku, në minutën e 61, vetëm disa minuta, pasi preku fushën e gjelbër.
Ekipi ynë kombëtar arrin fitoren përballë Polonisë me rezultatin 2-0. Momentalisht ndodhemi në vendin e parë, me 10 pikë dhe kemi vendosur një këmbë në Gjermani.