Shqipëria ka kaluar në avantazh në minutën e 36’.
Jasir Asani ka shënuar golin e dytë me fanellën e Shqipërisë, duke realizuar ndaj Polonisë me një goditje fantastike nga jashtë zone.
Sulmuesi nga Shkupi, mori krahun nga e djathta dhe provoi një goditje nga një distancë e konsiderueshme, duke e ndalur topin në rrjetë.
Në fakt, Asani nuk di të shëmojë gola të thjeshtë me Kombëtaren shqiptare, pasi të dy golat i ka shënuar në mënyrë të ngjashme, teksa ka gjetur golin në dy portat e ndryshme.