Shqipëria krahasohet shpesheherë me Maldivet për shkak të bukurive natyrore e ujit të kristaltë.
Kjo bën që shumë turistë të vendosin ta vizitojnë për të parë nëse në të vërtetë Shqipëria është ashtu siç reklamohet.
VIDEO nga turistet e realizuar ne Ksamil
Por kur vijnë, ata përballen me situata aspak të këndshme që edhe bukuritë natyrore e ujin e kristaltë nuk e shijon dot ashtu siç duhet.
Një turiste ka vendosur të vizitojë Ksamilin për të parë se si është në të vërtetë. Ajo ka postuar një video në rrjetin e saj social, Instagram, ku tregon Ksamilin në rrjetet sociale dhe në të vërtetë.
Ajo ka mbetur e pakënaqur me mbeturinat që i gjen në çdo cep të rrugës pasi thotë se Ksamili ka shumë plazhe të bukura por mbeturinat e hedhura kudo është diçka e turpshme./JOQ