Antonio Conte ka punuar në shumë klube. Ai drejtoi Interin, Chelsean, Tottenhamin dhe tani Napolin, por dihet që Juventusi është në zemrën e tij. Si lojtar, Conte kaloi 13 vite në skuadrën e Torinos, ai është iniciatori i rikthimit të Zonjës së Vjetër dhe dominimit dhjetëvjeçar të futbollit italian dhe për tre vjet fitoi tre tituj kampion.
Tashmë specialisti me përvojë ka marrë përsipër Napolin. Dihet se tifozët e këtij klubi e urrejnë Juventusin. Trajneri i ri i skuadrës, si bianconero, është pritur mjaft mirë nga tifozët të cilët e kanë vënë në një situatë të vështirë mbrëmjen e sotme. Megjithatë, ata nuk arritën ta provokojnë atë.
Gjatë fjalimit për planet e klubit, të pranishmit nisën të thërrisnin: “Kush nuk kërcen është tifoz i Juventusit”. Conte qeshi me hidhërim me këtë provokim dhe vendosi të përgjigjet: “Mos më kërkoni të bëj gjëra që nuk do t’i bëj kurrë”, tha Conte dhe shtoi: “Ne trajnerët duhet të jemi shembull. Por dijeni, unë jam tifozi numër një i Napolit”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
I tifosi del #Napoli cantano "chi non salta è juventino", #Conte risponde: "Non chiedetemi di fare cose che non farò, noi allenatori dobbiamo dare l'esempio. Ma vi dico che il primo tifoso azzurro sono io" pic.twitter.com/TM7zP7eobE
— Mirko Calemme (@mirkocalemme) July 19, 2024