Linja ajrore WizzAir kujdeset që pothuajse çdo ditë qytetarët shqiptarë të përballen me kalvarin e vuajtjeve të shkaktuara prej tyre.
“Radhën” për torturat e WizzAir sot e kishin shqiptarët me destinacion Londrën.
Ata kanë treguar për JOQ ALBANIA se fluturimi drejt Londrës, në aerportin e Luton ështê shtyrë që prej orës 12. Sipas tyre, linja e fluturimit ka shtyrë orarin disa herë dhe tani që është ora pothuajse 18:00 ata ende nuk janë nisur drejt Londrës.
Por sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarët thonë se pasagjerët që do udhëtonin me WizzAir kanë hipur njëherë në avion dhe kanë zbritur sërish.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, ju lutem mund ta postoni kete video. Fluturimi ka qene qe ne oren 12 dhe akoma s’jemi nisur. I hypen ne avion njerezit dhe i zbriten prap. Wizzeiri, ju lutem postojenu pak se jane torturuar njerezit