Trupat e dy qenieve të supozuara ‘jo-njerëzore’ u prezantuan në një seancë dëgjimore publike në Kongresin e Mexico City të martën e 12 shtatorit. Ata u prezantuan nga gazetari dhe ufologu Jaime Maussan. Trupat, sipas tij, janë mbetje të fosilizuara të individëve jashtëtokësorë që datojnë 1000 vjet më parë.
Ata janë dy trupa të mumifikuar” – shpjegoi Maussan – “të gjetura në 2017-ën në Peru. Kanë vetëm tre gishta në secilën dorë dhe koka të zgjatura”. Sipas Maussan, trupat vlerësohet të jenë midis 700 dhe 1800 vjeç.
Duke folur në pallatin legjislativ të San Lazaro, Maussan deklaroi: “Këta ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor… Këto nuk janë qenie të gjetura pas rrëzimit të një UFO-je. Ato u gjetën në miniera ku ishin fosilizuar”.
Është hera e parë që jeta jashtëtokësore paraqitet në këtë formë”, – tha Maussan, “Unë besoj se është një demonstrim i qartë i faktit që kemi të bëjmë me ekzemplarë jo-njerëzorë, që nuk lidhen me asnjë specie tjetër të botës sonë dhe se çdo shkencë institucionale mund ta verifikojë atë.”
“Ne nuk jemi vetëm në universin e gjerë. Ne duhet ta pranojmë këtë realitet” – tha Maussan, i cili argumentoi se publiku ka të drejtë të mësojë për qeniet dhe teknologjitë jo-njerëzore.