“Video u bë 3 ditë para betimit”, Hoxha tregon detajet e skandalit të Gjicit: Iu sulën të gjithë asaj vajzës

Date:

- Advertisement -

Gazetari Artan Hoxha publikoi ditën e sotme videon e plotë të skandalit në zyrën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ku ky i fundit kryen marrëdhënie seksuale me vajzën e njohur si Alma K., në këmbimtë favoreve.

Hoxha ka thënë në emisionin “Të Paekspozuarit” që nuk është thjesht një skandal seksual, por mund të ketë edhe korrupsion në aferën e kryebashkiakut me shtetasen A.K dhe se kjo mbetet për t’u sqaruar nga SPAK.

Konkretisht bëhet fjalë për një project të sterilizimit të qenve të rrugës. Aalma K. dëgjohet t’ia kërkojë projektin Gjicit, i cili pas aktit seksual e drejton tek zyrtarë të tjerë të bashkisë, të cilëve u dorëzon dokumentat. E gjithë ngjarja është zhvilluar në 13 minuta.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak. Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak. Për 13 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar për një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, është thirrur nënkryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia.

Ylli Rakipi: Kush e ka përhapur videon?

Artan Hoxha: Ajo është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit.

Ylli Rakipi: Kjo kërkonte sterilizimin e qenve?

Artan Hoxha: Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami i qenit u nxirrkan para. E di sa territor ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë? Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është këqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra se kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambjentaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës.
Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Asllanin e kërkojnë në Bundesligë, klubet gjermane vihen radhë për lojtarin shqiptar

Fisnik Asllani është një emër që po qarkullon në...

Mjeku i spitalit të Klod Allajbeut pengon transferimin e vrasësit të Martinit në paraburgim

Komisioni i Burgjeve ka njoftuar policinë e Tiranës për...

Del Piero kandidat për federatën italiane

Alessandro del Piero mund të jetë presidenti i ri...