VIDEO/ Vetëm 15-vjeç dhe debutoi me Barcelonën, Lamine Yamal shkëlqeu në fare pak minuta

Date:

- Advertisement -

Lamine Yamal u bë lojtari më i ri në historinë e Barcelonës mbrëmjen e së shtunës. Gjithçka tregon se një diamant i ri është shfaqur Camp Nou, megjithëse ka pasur edhe shumë paraardhës të tij që e kanë nisur në mënyrë të ngjashme debutimin e tyre dhe në fund nuk kanë arritur të shfrytëzojnë talentin e tyre.

Djali, vetëm 15 vjeç e 285 ditë, ishte në pankinën e Barcelonës për ndeshjen e tyre në La Liga kundër Real Betis në Camp Nou.

Në minutën e 82-të, Barça rriti avantazhin në 4-0 dhe Xavi vendosi t’i jepte një shans Yamalit për të treguar se çfarë mund të bëjë në fushë. Djaloshi ishte mbresëlënës gjatë paraqitjes së tij të shkurtër.

Ai për pak sa nuk shënoi vetëm pak minuta pas debutimit, por gjuajtja e tij u mbrojt nga Rui Silva. Momenti i tij më i mirë ndodhi në minutën e 89-të kur bëri një pasim fantastik ndaj Ousmane Dembele. /Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...