VIDEO/ Edon Zhegrova “i mbylli karrierën” Kamavingës, i kalon topin mes këmbëve lojtarit të Realit të Madridit

Date:

- Advertisement -

Edon Zhegrova e ka kaluar me sukses provën e sotme. Megjithëse përballë kishte një nga klubet më të mëdha të botës, Realin e Madridit, sulmuesi shqiptar ka shkëlqyer me lojën e tij. Futbollisti i Lilës është shpallur lojtari i ndeshjes, duke dhënë një kontribut të madh për fitoren 1-0 të skuadrës franceze.

Përpos penalltisë që u fitua pas një gjuajtjeje të tij drejt portës, Zhegrova dha një pasim fantastik për Dejvidin në minutën e 25, por ky i fundit goditi shtyllën. Ndërkohë, lojtari i përfaqësueses së Kosovës nuk i ka kursyer as driblimet mbrëmjen e sotme, pavarësisht se kundërshtarët që kishte përballë ishin të një niveli mjaft të lartë. Zhegrova po bën xhiron në rrjetet sociale me driblimin e tij kundrejt Kamavingës. Anësori shqiptar tregoi klasin e tij duke i kaluar topin mes këmbëve mesfushorit francez.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Goditja e Zhegrovës u ndal nga dora e Kamaingës, Lila ndëshkon Realin e Madridit me penallti

Pjesa e parë e takimit Lilë-Real Madrid, e vlefshme...

“Më ka ardhur keq që ke arritur në atë derexhe”, Jul Deda kritikon aktorin pas fjalorit banal

Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të...

Tifozët i ngatërrojnë të ëmën me gruan, sulmuesi shqiptar bëhet hit në rrjetet sociale

Një foto e sulmuesit shqiptar Leon Dajaku në rrjetet...

VIDEO/ Lë mbrapa yje si Bellingham dhe Vinicius Junior, Edon Zhegrova shpallet lojtari më i mirë i ndeshjes Lille-Real Madrid

Edon Zhegrova Strengths: dribbling, creativity, ball-striking, acceleration, agility #LOSCRMA...