Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të lërë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Axel Hoxhën, të riun që vrau me thikë 20-vjeçarin Stiven Toshkëzin, në afërsi të kompleksi “Halili” në Tiranë. Të njëjtën masë sigurimi gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur edhe për bashkëpunëtorin e tij, Ensi Maze.
Prokuroria e akuzon Hoxhën për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ndërsa mikun e tij për vrasje të kryer ne bashkëpunim. Nga hetimet dhe pamjet e kamerave të sigurisë ka rezultuar se, Hoxhaj është personi që konfliktohet me Toshkezin duke e goditur me thikë dhe si pasojë e plagëve të marra i shkaktoi edhe vdekjen.
Ndërsa Enzi Maze gjate kësaj kohe ka bllokuar derën e makinës ku ndodhej viktima me një shokun e tij.
Konflikti mes të rinjve nisi për ngacmimin e një vajze. Rreth ngjarjes së rëndë ka folur edhe e dashura e viktimës, e cila ka pranuar ishte ngacmuar nga shoku i dy adoleshentëve, Arbër Murataj. Madje pak ditë para ngjarjes së rëndë, Murataj është konfliktuar me Stiven Toshkëzin pranë Rrugës së Elbasanit. Pastaj sherri është zgjeruar duke ndërhyrë edhe Axel Hoxha.