Grei Bihuci është 19-vjeçari që mbeti i vdekur këtë të hënë, pasi u qëllua me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjete sociale dhe më pas degradoi në përleshje fizike.
Viktima ishte nxënës i shkollës profesionale “Petro Sota” ne degën TIK. Këtë të hënë, ai ka bërë vetëm dy ore mësim dhe i ka lënë orët e tjera.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 të ditës së sotme në qendër të qytetit. Autori , i identifikuar si Florjan Muka ka qëlluar me thikë 19- vjeçarin Grei Bihuci dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit ka ndërhyrë shoku i tij i cili e shoqëronte , duke marrë dhe ai plagë të renda.
20- vjeçari ka hyrë në sallën e kururgjisë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autori 18- vjeçar Florjan Muka, ka rënë në prangat e policisë.Mësohet se sherri ka nisur për shkak të ngacmimeve në rrjetet sociale, ndërkohë mësohet se 19- vjeçari i cili ka ndërruar jetë, punonte edhe si kamarier në një prej lokaleve në afërsi të qendrës së qytetit dhe njihej si djalë i mirë dhe i sjellshëm.
Sipas dëshmitarëve konflikti mund të ketë nisur poshtë urës Gjanica, dhe djali në përpjekje për të shpëtuar ka ecur disa metra i plagosur derisa ka përfunduar i shtrirë në mes të rrugës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë paralel me ngjarjen e rëndë , një hajdut vetëm pak metra më larg ka tentuar ti vjedhë çantën një gruaje , por ka rënë në prangat e policisë.