Vrau babanë e dy fëmijëve se refuzoi t’i paguante ‘gjobën’, lihet në burg për ‘vrasje nga pakujdesia’ Denis Meçe!

Date:

- Advertisement -

Denis Meçe, i arrestuar për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, pasditen e 11 gushtit, është lënë në burg nga gjykata e Korçës, me akuzën e ‘Vrasjes nga Pakujdesia’.

Ndërsa Voltan Shulku, 40 vjeç, Arian Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, të arrestuar për moskallëzim krimi, u lanë me masën ‘detyrim parqaitje’.

Në ambientet e jashtme, ishin prezentë familjarë të viktimës, e motra e viktimës kërkon drejtësi për të vëllain.

‘Dua të shoh vrasësin e vëllait tim… ja kafsha’, dëgjohet ajo duke qarë me të madhe para gjykatës dhe në momentin e mbrritjes së autorëve.

Krimi i rëndë ndodhi pasditen e 11 gushtit, ku fillimisht u raportua për një ngjarje aksidentale, por më pas u zbulua se kemi të bëjmë me një vrasje.

42-vjeçari Egli Proga, pasi është dhunuar është futur në ambientet e brendshme të lokalit për disa minuta dhe pasi ka dalë jashtë ka rënë në rrugë pa ndjenja.

Pas sherrit, autori i dyshuar Denis Meçe ishte larguar nga vendi i ngjarjes por u arrestua një ditë më pas (12 gusht) së bashku dhe me 3 persona të tjerë që akuzohen se kanë penguar zbulimin e krimit.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...

Bie nga kati i 10-të dhe humb jetën Klajdi Mancaku, miku i ngushtë i Cllevio Serbianos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Spanjë, ku...