Zbulime të reja për ndarjen Pique-Shakira, futbollisti preferon Clara Kia sepse nuk është…

Date:

- Advertisement -

Ndarja e Gerard Pique dhe Shakira ka qenë objekt spekulimesh dhe thashethemesh prej disa kohësh, por një zbulim i fundit nga një gazetë katalanase hedh dritë të re mbi atë që mund të ketë shkaktuar ndarjen e tyre. Sipas El Nacional, Pique preferon partneren e tij të re Clara Kia, për shkak të pikëpamjeve të saj më liberale për marrëdhëniet.

Artikulli pretendon se e reja është mbështetëse e një llogarie në Instagram të quajtur ‘The Poly Spot’ e cila promovon… përfitimet e marrëdhënieve poligame. Ndryshe nga Shakira, e cila është më konservatore dhe e interesuar për lidhjet familjare, Kia siç përmendet në artikull, është më e hapur ndaj marrëdhënieve poligame dhe beson në një dashuri të bazuar në besim dhe përkushtim.

Ky zbulim mund të shpjegojë pse Pique preferoi Kia-n, pasi ai mund të ketë qenë në kërkim të një partnereje më të hapur dhe më kuptuese që të ndante pikëpamjet e tij për marrëdhëniet dashurore. Publikimi thekson se lidhjet jashtëmartesore të futbollistit ishin shkaku i krizës mes tij dhe Shakirës dhe se ai mund të jetë ndjerë më rehat duke ndjekur marrëdhënie të tilla me dikë si 23-vjeçarja.

Edhe pse nuk dihet nëse ky zbulim është i vërtetë apo jo, ndarja e çiftit dikur të dashuruar vijon të monopolizojë çdo ditë mediat e huaja të cilat kërkojnë të zbulojnë se çfarë ka ndodhur realisht mes tyre.

Shakira në shkurt dha intervistën e saj të parë që nga ndarja me Pique.
Ish-çifti dhe Clara Kia, partnerja e re e futbollistit, kanë pushtuar mediat e huaja

Ylli 46-vjeçar foli për kanalin meksikan Canal Estrellas dhe nuk mbajti një qëndrim ndryshe nga ai që ka në këngët e saj kushtuar ndarjes nga Pique. “Ka një vend të rezervuar na Ferr për gratë që nuk mbështesin gratë e tjera,” tha ajo.

Në veçanti, e pyetur nga gazetarja se sa personale janë tekstet e këngëve të saj, Shakira tha: “Nëpërmjet këngëve të mia kam ndjerë gjithmonë se mundem dhe gjithashtu kam për detyrë të përdor zërin tim dhe të ndihmoj edhe ato që nuk mund të flasin.”

Sa i përket fjalës “ka një vend në ferr për gratë që nuk e mbështesin njëra-tjetrën”, ajo tha se u bë virale, shumica e faqeve folën për një “gozhdë” të madhe ndaj Clara Kia Martit, partneres së re 23-vjeçare të Pique. Në këngët e saj të reja, Shakira nënvizon Kia-n, por edhe Pique-n, përmes teksteve hakmarrëse.

(BalkanWeb)

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...