Zhaklina debaton ashpër me Efin, i kërkon të dalë nga Big Brother

Date:

- Advertisement -

Lidhur me debatin Efit, Deas dhe Luizit, opinionistët komentuan diskutimin, ndërsa u zhvillua një debat tjetër i ashpër mes Efit dhe Zhaklinës.

Zhaklin: Nuk mendoj që e ka bërë për të shfuqizuar Efin. Luizi e ka thënë që në finale do lojtare më pak të fortë, që ka ketë të sigurtë fitoren. Sa i përket deklaratave që ka bërë Efi, kur do ti bëjë gropën tjetrit, bie vetë brenda. Tani e pamë të gjithë çfarë do të thotë të dhunosh, të intimidosh, të bësh dikë të qajë, Videoja e tregoi shumë qartë këtë. Ti Efi duhet të kërkosh ndjesë.

Efi: Kjo gjë është shumë e shëmtuar.

Zhaklin: U servilose.

Efi: Servilosjen mbaje për vete.

Zhaklin: Jo mbaje ti, unë nuk jam banore. Pse përdor një ngjarje, kur ti nuk ke qenë fare e përfshirë?

Efi: Unë e përdora, sepse nuk më pëlqen fare kur e dëgjova atë. Unë kështu jam, nuk përdora as strategji asgjë.

Zhaklin: Edhe nëse nuk bën strategji, tregon se je banore e dobët dhe ke shkuar aty të bësh fresk.

Efi: Nuk më intereson ajo që ti thua.

Zhaklin: Nëse nuk të intereson, për çfarë je aty?

Efi: Kot jam.

Zhaklin: Dera aty është.

Arbër: Unë nuk kam ndërmend të merrem me këto përrallat e Efit. Ajo është demaskuar, nuk ka më asnjë kartë për të luajtur. Së pari, unë e kam kundërshtuar gjithmonë ofendimin dhe kërcënimin. Fjalën kam, atë kam përdorur. Efi aq di, aq bën. Luizi nuk po e faktorizon Efin. Ai po bën atë që bën gjithmonë, gjënë më të rëndësishme ka lojën.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...