Një lajm i trishtë vjen nga familja e Rezart Dabullës teksa babai i legjendës së Tiranës, Fatmiri ka ndërruar jetë.
Lajmin për vdekjen e tij e bën të ditur vetë ish-futbollisti me anë të një komunikimi në profilin e tij në Facebook. Fatmir Dabulla humbi betejën me një sëmundje të rëndë duke ndërruar jetë.
-NJOFTIMI-
Me hidherim te thelle njoftojme te gjithe miqte, dashamiresit dhe te afermit tane se pas nje lufte te veshtire me semundjen babai jone FATMIR DABULLA nderroi jete
Gjate 74 viteve ne kete bote ai ishte nje njeri i perkushtuar ndaj profesionit te tij si mjek , ndaj pacienteve, familjes dhe te gjitheve atyre qe e kane njohur.
Doktor Mili sic e njihnin te gjithe e vleresonte jeten e tij dhe ate te te tjereve dhe luftoi deri ne fund per te. Prandaj kjo humbje e parakoheshme eshte goxha e rende.
Per ti bere nderimet e fundit pritja do te behet diten e shtune ora 11:00 e ne vazhdim ne shtepine funerale Sefa .
Dita e varrimit do te jete diten e Diel
( date 29/09/24) ora 11:00 ne varrezat e qytetit Lushnje
Me respekt familja Dabulla