“Zoti më ka në dorë”, gazetari tregon bisedat e Dwamenës: Më mirë të vdes në fushë!

Date:

- Advertisement -

Gazetari i njohur Defrim Methasani, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vdekjen e futbollistit Raphael Dwamena, i cili pësoi një sulm në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Methasani tha se Dwamena ishte i vetëdijshëm për problemet që kishte me zemrën, por pasioni i tij për futbollin nuk e lejonte që të tërhiqej nga ky sport.

Gazetari zbuloi dhe disa nga deklaratat e dhëna nga Dwamena ku futbollisti theksonte se më mirë preferonte të vdiste në fushë, se sa në krevat.

“Ishte golashënuesi më i mirë dhe këtë vit në Shqipëri. Kishte vetëbesim më shumë se sa duhej. Ai deklaronte dhe në media dhe në kronika që unë do të luaj se Zoti më ka në dorë. Thoshte “më mirë të vdes në fushë se sa në krevat”. E tejkalonte pasionin që kishte. Në Itali kur ka humbur jetën një futbollist i Livornos, para disa vitesh, u vendos që ligji në rregulloren e Seria A, që mos të luhet me këtë aparatin në zemër. Kam pyetur veten që një futbollist me cilësi të tilla pse nuk luan në Evropë. Në miqësoren me Interin shënoi gol dhe shkruan të gjitha mediat italiane për të dhe lojën e tij. Por ishte arsyeja e kësaj sëmundjeje që e bënte atë një diell të perënduar në Evropë dhe një diell në shkëlqim në Shqipëri. Pasi këtu kishte mundësinë të luante”, tha Methasani.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Nelson Hysa mposht me “KO” në raundin e dytë kundërshtarin argjentinas

Në aktivitetin e madh të boksit në Angli ku...

“Nuk duam hakmarrje”, flasin mes lotësh prindërit e Martinit

Vrasja tragjike e Martinit 14-vjeçar nga një bashkëmoshatar ka...