Një tjetër shqiptare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një 42-vjeçar shqiptar nga Kosova ka vrarë gruan e tij 37-vjeçare, nënë e katër fëmijëve.
Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Kantonin Vaud, në Vevey.
Gruaja me shqiptare nga Kosova kishte tre fëmijë nga martesa e parë, si dhe një foshnjë, babai i së cilës është 42-vjeçari. Ky i fundit ishte burgosur më parë për akte të dhunës në familje.
Shqiptari është paraqitur të premten në një stacion policor në kantonin e Bernës. Ai tha se kishte plagosur partneren e tij në banesën në që ajo banonte. Pasi policët kanë mbërritur në shtëpi dhe kanë hapur me forcë derën, ata kanë zbuluar trupin e pajetë të gruas.
Autori i dyshuar u arrestua menjëherë nga policia e Bernes dhe iu dorëzua autoriteteve të Vaud për procedime të mëtejshme.
Hetimet e mëtejshme do zbardhin rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe shkakun.