Ish-ushtaraku amerikan vjedh makinën e shqiptarit, s’tregon ku e ka lënë

Date:

- Advertisement -

27-vjeçari Anthony Rhodes nga Ohio, SHBA është arrestuar në Elbasan pas një ndjekjeje të gjatë dhe ngjarjeve të pazakonta që përfshijnë vjedhjen e dy automjeteve dhe një përplasje me policinë.

Rhodes, ish-ushtarak, fillimisht ka vjedhur një automjet në Vorë. Me këtë mjet, ai ka shkuar në një pikë karburanti në Yrshek, ku e ka furnizuar, por është larguar pa kryer pagesën.

Për automjetin Volkswagen që shikonu në foto, pronari kërkon ndihmën tuaj për ta gjetur.

Dy ditë më vonë, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, 27-vjeçari amerikan, i cili ndodhej si pasagjer në një taksi, ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së shoferit dhe ka vjedhur mjetin.

Gjatë ndjekjes nga Policia e Tiranës, Rhodes ka goditur një prej makinave të policisë.

I riu është ndaluar përfundimisht në Elbasan, ku neutralizimi i tij ka qenë sfidues për forcat e rendit për shkak të përgatitjes së tij fizike dhe stërvitjes ushtarake.

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

VIDEO/ Tërhoqi Kombëtaren nga fusha pas thirrjeve anti-shqiptare, Amir Rrahmani: Kosova është Shqipëri!

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e vlefshme për raundin...

“Kosova e pa që nuk po fitonte dhe tentoi 3-0 në tavolinë”, gazetari anglez e tepron: Ishte plan djallëzor

Jehonë e madhe botërore është bërë për ndeshjen mes...

Dënohen dy të rinjtë shqiptarë, u kapën me kokainë në Angli

Dy të rinj shqiptarë janë dënuar me burg pasi...