“Po na vrasin golat e shpejtë, nuk duhet të pësojmë kaq herët”, Silvinjo: Sot bëmë keq të gjithë së bashku, të përmirësohemi për të shkuar në Botëror

Date:

- Advertisement -

Një mbrëmje për t’u harruar në “Air Albania”. Shqipëria është mposhtur me rezultatin 1-2 ndaj Ukrainës. Kuqezinjtë hynë në fushë me ëndrrën për të marrë vendin e parë në grup, por ndodhi ajo që më pak pritej. Ukraina që dukej se i kishte mbyllur llogaritë e saj në grup u zgjua në ndeshjen e fundit dhe na dërgoi në ligën C. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV KLAN”.

Silvinjo: “Kemi pësuar një gol një minutën e 4-t dhe më pas në minutën e 9. Kjo gjë të vret. Nuk duhet të pësojmë gola kaq herët. Ka ndodhur edhe më herët. Ka ndodhur me Republikën Çeke, me Italinë, me Kroacinë. Gabojmë të gjithë. Gabojmë ata, gabojmë ne. Duhet të përmirësohemi. Po luajmë në një nivel të lartë. Një vit më parë kemi arritur të kualifikoheshim në Euro 2024 si të parët në grup, si nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë. U kualifikuam të gjithë së bashku. Sot kemi bërë keq të gjithë së bashku. Është përgjegjësia e të gjithëve, edhe e imja si trajner. Por nuk duhet t’i hedhim poshtë të gjitha. Kemi gabuar dy ndeshje të rëndësishme, atë me Çekië jashtë dhe këtë sot.

Kemi bërë ndryshime të rëndësishme pas pjesës së parë. I bënë shumë mirë skuadrës. Është e vështirë të përmbysësh rezultatin kundër një ekipi si Ukraina. Është një mbrëmje zhgënjyese për ne. Por kemi bërë 7 pikë. Me 7 pikë mund të kualifikohesh në një grup tjetër. Jo çdo gjë duhet hedhur poshtë. Por patjetër që duhet të rishikojmë dhe të përmirësojmë shumë. Duhet të përmirësohemi nëse duam të ecim përpara. Kemi përpara një objektv të vështirë, që është të shkuarit në Botëror”.

Laçi: “Edhe për ata ishte një finale. E kemi filluar pak keq ndeshjen, por pastaj, sidomos në pjesën e dytë, e kishim në kontroll topin dhe aksionet. Kemi krijuar shumë aksione. Disa herë nuk e krosuam topin ashtu si duhet. Na vjen keq, sepse në pjesën e dytë ishte një lojë që duhet ta mbajmë gjithmonë. Është e dyta herë që pësojmë në minutat e para. Duhet të futemi në lojë me përqendrim. Të jemi më të përgatitur. Duhet të bënim diçka më herët në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë besoj se i dominuam”.

Ismajli: “Pjesa e parë ishte ndeshja më e keqe e këtyre 3 viteve të fundit. Në pjesën e dytë nuk patëm çfarë të humbnim më. Të dhemb shumë, sepse do të ishim në play-off. Më vjen keq, nuk kam fjalë. Ndoshta edhe lodhja ka bërë të vetën, por kur je përpara 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ketë lodhje. E rëndësishme që në pjesën e dytë provuam. Tani le të shohim përpara. Te Juventusi në janar? E vertetë është, ka interes. Është e vështirë, por jo e pamundur. Të shohim se çfarë do të bëhet”.

Hoxha: “Morëm golat shumë shpejt. Ishte një ndeshje e vështirë. Morali ra. Në pjesën e dytë u munduam të provonim gjithçka. Trajneri na motivoi shumë në pushim. U futëm të gjithë për të kthyer rezultatin, por nuk ia dolëm”./Sport Ekspres/

- Advertisement -

Share post:

Më të lexuarat

Me shume
Related

Ëndërruam vendin e parë, por përfunduam në vendin e fundit! Ukraina na dërgon në ligën C

Një mbrëmje për t’u harruar në “Air Albania”. Kuqezinjtë...

Shoqëri në krizë, jo thjesht në tranzicion

Nga Ornela Çuçi/ Përgjatë gjithë ditës dje, kam ndjerë të...